Rusi, zgjedhjet presidenciale mbahen më 17 mars
07.12.2023 19:35
Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë....

Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, Këshilli i Federatës, miratoi vendimin ku ka caktuar 17 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.
Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet si kryeministër ose president që nga viti 1999, ende nuk e ka shpallur synimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhje për një mandat tjetër gjashtëvjeçar, megjithëse pritet shumë që të marrë pjesë. Një ndryshim kushtetues i lejoi Putinit mundësinë për të kandiduar në zgjedhje.
Deri më tani për të kandiduar kundër Putinit nuk është paraqitur asnjë sfidues serioz.
