Bashkëpunonin me autoritet ruse, shërbimi ukrainas likuidon “tradhtarët”

07.12.2023 20:02

Dy ukrainas të akuzuar për bashkëpunim me autoritetet ruse...

Dy ukrainas të akuzuar për bashkëpunim me autoritetet ruse janë vrarë, njëri nga të shtënat në afërsi të Moskës dhe tjetri nga një bombë në makinë në Luhansk të Ukrainës, pjesë e pushtuar nga Rusia.

Burime ukrainase të zbatimit të ligjit i thanë Radios Evropa e Lirë se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) "likuidoi" ish-deputetin ukrainas, Illya Kyva, duke e qëlluar për vdekje në një operacion special më 6 dhjetor. Raportet e mediave në Rusi thanë më herët se Kyva u gjet i vdekur pranë Moskës. Kyva ishte i njohur për qëndrimin e tij pro-rus.

Në muajin nëntor, një gjykatë në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, e dënoi atë në mungesë me 14 vjet burg, pasi e shpalli fajtor për tradhti të lartë.