Pakoja e masave anti krizë, Qyra: Të mendohet për masa afatgjate për kompanitë
Nga masat anti krizë të qeverisë...

Nga masat anti krizë të qeverisë që kapin vlerën prej 662 milion euro mes tjerash pritet të fitojnë edhe kompanitë vendore.
Por sektori i biznesit kërkon që krahas masave të përkohshme qeveria të mendoj edhe për masa afatgjate që janë të nevojshme për sektorin e biznesit.
“Për fat të keq nuk bëjmë një plan afatgjatë që ne si biznes gjithmonë kërkojmë që planet e këtilla gjithmonë të jenë më afatgjate, që të mos shkohet me propozime parciale të cilat nuk japin efekt.” – tha afaristi Mendi Qyra.
Ai në këtë kontekst përmend masën për lirim nga kontributet nëse punëdhënësit rrisin rrogat prej 3 deri në 10 mijë denarë.
Qyra thotë se kjo do të ketë pasoja për kompanitë pas përfundimit të masave gjashtë mujore. OEMVP propozon uljen e kontributeve nga 47,5% në 32% për pagën minimale.
“Tek ne në RMV kontributet janë më të larta në rajon ku startojnë me 47.5% për pagën minimale dhe për fat të keq ato janë progresive. Dhe sa më shum rritet paga për punëtorin aq më shum kontribute do ti japish shtetit. Dhe nëse këto kanë marr një masë për gjashtë muaj pas gjashtë muajsh kush do ti paguaj ato kontribute. Ne jemi për ato që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, të ulen kontributet në 32% sa i kanë edhe shtet në rajon.” – u shpreh afaristi Mendi Qyra.
Pakoja e 9 e masave anti krizë e cila kap vlerën prej 662 milion eurosh, pritet të përfshijë 120 mijë të rinjë, mbi 74 mijë qytetarë kategori të rrezikuara sociale mbi 187 mijë pensionist, 40 mijë fermer 540 mijë përdorues të aplikacionit TVSH-ja ime mbi 600 mijë familje dhe mbi 70 mijë kompani. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
