Vrasja e dyfishtë, LSDM dhe VMRO-DPMNE fajsojnë njëra tjetrën

08.12.2023 13:10

Edhe përskaj thirrjeve për përmbajtje të deklarimeve....

Edhe përskaj thirrjeve për përmbajtje të deklarimeve nga ana e funksionerëve dhe partive politike për vrasjën e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovski, për të mos dëmtuar hetimin,partitë politike VMRO-DPMNE dhe LSDM vazhdojnë me njoftime dhe akuza të ndërsjellta për atë se kush e ka mbrojtur dhe dhe me kë ka qenë I afërt Palevski.

Sipas VMRO-DPMNE-së vrasja e dyfishtë ka ndodhur përshak të mosndëshkimit kur struktura politike dhe policore të LSDM-së e kanë inkurajuan Palevskin ,që në këë rast është i dyshuari i parë, që të përhapë këtë atmosferë toksike dhe të mbjellë urrejtje.

" MPB-ja, Spasovski, Kovaçevski dhe LSD-ja heshtin për skandalin e 7 muajve më parë, i cili vërteton mosndëshkimin e Palevskit. Në maj të vitit 2023, Palevski dhe grupi i tij u kapën me armë ilegale ndërsa gërmonin për ar, kështu që tani Palevski dhe bashkëpunëtorët e tij janë të lidhur me një nga vrasjet më të tmerrshme në Maqedoni. Ky është rezultat i mosndëshkimit dhe mosfunksionimit të institucioneve të menaxhuara nga Kovaçevski, Spasovski dhe LSD" - thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër,LSDM akuzon Mickoskin për fshehje të informacioneve në rastin e vrasjes së dyfishtë. Nga kjo parti kërkojnë që Mickovski të mos heshtë për takimin me Palevskin, por të përgjigjet.

"Nëse Mickoski vërtet ka informacione të tjera për rastin e vrasjes së dyfishtë, duhet t'i dorëzojë në Prokurorinë Publike.Fshehja e provave është krim.Palevski, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë që tronditi mbarë opinionin maqedonas, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të DPMNE-së dhe publikisht përkrahte Mickoskin, si dhe partnerin e tyre të koalicionit ‘E Majta’".

Sipas LSDM-së partia e tij politike margjinale me orientim radikal dhe pro-rus është produkt dhe mjet i politikave të agresionit të heshtur të DPMNE-së në dy dekadat e fundit. Prandaj, organet kompetente, në radhë të parë Prokuroria Publike, janë të obliguara me ligj që të hetojnë marrëdhëniet e Palevskit me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe Mickoskin thonë nga LSDM. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)