Në përfundim të gjysëmvjetorit shkollor, shkollat në Tetovë ende me mungesë të librave
Edhe ky gjysëm vjetor shkollor gati të përfundoj....

Edhe ky gjysëm vjetor shkollor gati të përfundoj, ndërsa nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë, ende me shumë mungesa të librave.
Arsimtarët në të shumtën e rasteve shkelin ligjin, që nxënësit e tyre mos të ngelen pa mësim thote për TVM2 drejtoresha e shkollës fillore “Lira” në Tetovë.
“Edhe në shkollën tonë ‘Liria’ kemi mungesa të shumta të librave, ku procesi arsimor edukativ zhvillohet më vështërsi. Për të arritur një suksese në procesin arsimor ne detyrohemi,të bëjm kopje të librave të punojm me fleta pune ku nga ana e ministrisë nuk lejohen të fotokopjohen, po e kemi pa tjetër që të dalim nga ky problem.” – tha Farije Idrizi Kasami, Drejtoreshë në Shkollën Fillore “ Liria”.
Mbi 30 mijë libra mungojn nëpër gjitha shkollat e komunës se Tetovës, tha Nazmi Dauti nga sektori për arsim.
“Për fat të keq nuk kemi arritur të sigurohen librat në shkollat fillore dhe të mesme. Deri në këto momete që flasim nga ana e Ministrisë se arsimit janë dërzuar 11 mijë libra,që vazhdon edhe me tej mungesa e 30 mijë librave për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës se Tetovës. Ka mungesë të librave në gjitha lëndët,si në gjuhën shqipe, maqedone e turke. Nga klasa e parë deri të nëntën mungojn libra në të gjitha lëndët.” – deklaroi Nazmi Dauti nga Sektori i Arsimit pranë Komunës së Tetovës.
Ndërkohë, Ministria e arsimit, fajin e hedh tek drejtroët e shkollave që sipas tyre nuk kanë bërë kërkesën me kohe. Por këtë pretendim e hedhin poshtë nga komuna e Tetovës, të cilët thanë se kërkesa në Ministrin e Arsimit, është dërzuar në kohë. (Visar Sadiku, TVM2)
