Strugë, këtë vit ka rritje të dhunës në familje
Struga është një ndër rajonet ku rastet e dhunës....

Struga është një ndër rajonet ku rastet e dhunës në familje gjithmonë janë në rritje. Në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit ka pasur më shumë raportime për raste të dhunës. Viktimat në të shumtën e rasteve janë gratë, ndërsa karakteristike është që edhe pas raportimeve për dhunë, pas një apo dy ditë gratë tërheqin denoncimet dhe vazhdojnë lidhjet martesore.
“Në qendrën tonë kemi persona të cilët kanë prishur marrëdhëniet familjare, por karakteristike për këto raste është se lidhja martesore nuk është e ndërprerë, as nga ana e viktimave nuk është bërë kërkesë për divorc. Në pjesën e parë të këtij viti, kemi një rritje të rasteve të evindetuara të dhunës në familje, në krahasim me vitin e kaluar. Të gjitha këto raste nuk kanë epilog gjyqësor, për arsye se viktimat nuk dëshirojnë të iniciojnë procedurë juridike nga Qendra për Çështje Sociale Strugë në Gjykatën Themelore” – tha Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Strugë, Mevmed Halili.
Nga Qendra për Punë Sociale në Strugë thonë se shkaqet që sjellin deri tek dhuna janë kryesisht gjendja sociale e dhunuesit apo viktimës, alkoolizmi, bixhozi dhe droga.
“Shkaqet për dhunë janë karakteret e ndryshme të parteriteti martesor, konsumimi i alkoolit, tradhtia dhe lojrat e bixhozit. Ne bëjmë gjithçka që të ndihmojmë viktimat, të konsultojmë me qëllim që të ulen mosmarrveshjet në familje, megjithatë i respektojmë vendimet e viktamve.” – shprehet Halili.
Numri i divorceve në Strugë dhe rrethinë është i vogël në krahasim me dhunën që ushtrohet në familje. Në periudhë një vjeçare, prej vitit 2021 deri në 2022 ka pasur 62 divorce. Arsyeja për këtë është gjendja e rënduar ekonomike e viktimave.
Ndërsa ministria e punës dhe politikës sociale në vazhdimësi zhvillon fushata për senzibilizimin e dhunës, fushatë e cila është aktive edhe këto ditë. (Ilmije Zhaku, TVM2)
