Murati dhe Mitriqeski fitues të çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”

08.12.2023 14:36

Komisioni kishte vendosur që çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”....

Komisioni kishte vendosur që çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2023, për të arriturat vjetore në fushën e edukimit dhe arsimit ti ndahet Profesoreshës Universitare nga Universiteti i Tetovës Rabije Murati, ndërsa për arriturat në fushën e kulturës dhe artit ti takoj regjisorit të filmit Antonio Mitriçeski. Regjisori i filmit Antonio Mitriqeski, u shpreh se është thellësisht i bindur se ky çmim i obligon ata si fitues që të japin një kontribut edhe më të madh dhe të inkurajojnë brezat e ardhshëm të qëndrojnë në vend.

“Besoj se një ditë në vendin tonë do të vendoset një relacion më I ngushtë në identifikimin e mënyrave të reja për përkushtim më të madhë në arsim, shkencë, dhe artit të cilat kanë për qëllim përmirësimin e standartit jetësor të njerzve. Ne jetojmë për këtë të cilën po e bëjmë, por nëse secili prej nesh mundohet që ti plotëson në mënyrë më të mirë të mundur obligimet e veta, ajo do të na sjell suksese jo vetëm në planin individual, por edhe për shtetin në përgjithësi” – tha fiituesi i çmimit, Antonio Mitriqeski.

“Të shenjtit Kliment si edukator i bashkoi vlerësimet dhe dallimet religjioze dhe sekulare, ato vlera janë gjallë akoma edhe sot, dhe me rëndësin dhe vlerat e tyre historike, linguistike, kulturore dhe pedagogjike, do të jenë të pranishëm në ardhmërin tonë të përbashkët” – u shpreh Kryetari i Bordit për çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, Tomislav Osmanli.

Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2023 ndahet çdo vitë për mirënjohjen dhe të arriturat më të larta për realizime shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëdnetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë sociale të interesit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Fitim Kryeziu, TVM2)