Vrasja e dyfishtë, dërgohet kërkesa për ekstradimin e Palevskit
Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar kërkesën për ekstradim...

Ministria e drejtësisë ka nënshkruar kërkesën për ekstradim, me të cilën filloi procedura e ekstradimit për të dyshuarin e parë për vrasjen e dyfishtë, Ljupço Palevskit.Të gjitha shkresat dhe dokumentet e nevojshme janë përkthyer në gjuhën turke dhe u është dërguar autoriteteve turke.
"Ministria e Drejtësisë ka dërguar kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit, e cila përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe rrugëve diplomatike do t'u dorëzohet autoriteteve turke. Dokumenti origjinal është dërguar nga DHL në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Turqisë dhe një version i skanuar i është dërguar gjithashtu INTERPOL-it. Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë, procesim në kohë dhe veprim prej tyre në kohën më të shkurtër të mundshme."
Sipas ekspertëve për këtë ndihmë ndërkombëtare juridike,procesi i eksradimit do të varet nga politikat ekstraduese të vendit ku është arrestuar.Kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisonin "360 " që emitohet në TVM, fajin për këtë ngjarje ia lë institucioneve të ndjekjes që kanë toleruar veprimet paraprake penale dhe ato për kundërvajtje dhe këta persona të mbeten pa u ndëshkuar.
“Sundimi i ligjit duhet të jetë prioritet kryesorë dhe të vlejë për secilin.Për mua është e pa kuptueshme ,vitin e kaluar kishim gijotinë para kuvendit, gjykime publike, koktej molotovi. Ku janë akuzat? A e dini se çfarë i bënë vajzës time të mitur në TIK-TOK me montimin e videove. Janë personat e njejtë, grupi i njejtë. Organet gjyqësore duhet një herë e përgjithmonë ti identifikojnë ata që punojnë kundër interesave të shtetit.” – u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Lideri i opozitës, Hristijan Mickovski, vlerëson se tragjedia është rezultat jo vetëm i mosndëshkueshmërisë por edhe i papërgjegjësisë dhe jofunksionalitetit të sistemit.
“Për fat të keq tragjeditë janë bërë shumë të shpeshta në Maqedoni që është rezultat i mosndëshkueshmërisë,papërgjegjësisë dhe jo funksionalitetit të sistemit.Dykuritë e tilla që mbulohen me mantel të patriotizmit ndërsa në thelb janë frikacak dhe zhvatës janë si pasojë e atmosferës toksike të personave publik,gjuha e urrejtjes që kalojnë pa u dënuar ndërsa dalin nga goja e këtyre personave dhe shpërndahen në media.” – deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-sw, Hristijan Mickovski.
Edhe përskaj thirrjeve për përmbajtje të deklarimeve nga ana e funksionerëve dhe partive politike për vrasjën e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovski ,për të mos dëmtuar hetimin, partitë politike VMRO-DPMNE dhe LSDM vazhdojnë me njoftime dhe akuza të ndërsjellta për atë se kush e ka mbrojtur dhe dhe me kë ka qenë i afërt Palevski.
Palevski dyshohet për dy krime rrëmbim dhe dy vrasje mizore. Në hetimin e Prokurorisë Publike janë përfshirë edhe katër persona, përkatësisht bashkëkryesit Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët e kanë pranuar fajin.Në këtë rast është i përfshirë edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij dhe për të cilin Prokuroria ka informuar se i ka mohuar këto veprime.
Së fundmi është arrestuar edhe shoferi i cili dyshohet të ketë trasnportuar për arrati Palevskin. Në pyetje është marrë edhe avokati i Palevskit. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
