Shënohet festa shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit”, Kovaçevski: Maqedonishtja është bërë realitet në Evropë
Vendi ynë nderon “Shën Klimentin e Ohrit”....

Vendi ynë nderon “Shën Klimentin e Ohrit” duke e cilësuar figurën e tij si burimin e shpirtërores edukimit dhe mbrojtësin e Kishës Ortodokse Maqedonase, Kryedioqezës së Ohrit.
Adhurimi qendror u mbajt në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, e cila mban emrin e shenjtorit.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë vazhdon në mënyrë aktive të mbrojë dhe promovojë gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase, si mënyrë dinjitoze për vazhdimin e veprës arsimore të “Shën Klimentit” u tha me këtë rast.
“Gjuha maqedonase është e barabartë me gjuhët që përdoren si gjuhë zyrtare në Kombet e Bashkuara me gjuhët që përdoren si gjuhë zyrtare në Nato dhe në BE. Kjo do të thotë se gjuha maqedonase është një nga gjuhët zyrtare në botë. Arritëm që vitin e klauar në maqedonisht të nënshkruhet marrëveshja e parë ndërkombëtare me BE-në, poashtu filloi edhe përkthimi i ligjislativës evropiane në maqedonisht. Me këtë gjuha maqedonase për herë të parë në angazhimet e saj shekullore për trajtim të barabartë e vendosëm në pozitë të barabartë me gjuhët evropaine.” – deklaroi Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Mickovski për veprën e Shën Klimentit, shembull se si të ngritet RMV në kohë të vështira
Vendi ynë ka edhe njerëz trima dhe të vendosur që u bënë të famshëm për veprat e tyre humane dhe profetike, potencoi lideri i VMRO DPMNE –së, Hristijan Mickovski.
“Maqedonia ende prodhon njerëz të tillë, por ata tani ndihen të shtypur nga shantazhi dhe çnjerëzimi. Qëllimi ynë është t'i bashkojmë ata njerëz, pavarësisht nga emri dhe nga vijnë. Është e rëndësishme që ata të jenë të ndershëm dhe të duan të mirën për Maqedoninë dhe popullin. Ky është vizioni ynë. Nuk kemi as kohë as njerëz për të humbur. Ka ardhur koha që suksesi të zëvendësojë dështimin, fitoret të zëvendësojnë humbjet, veprat e mira të zëvendësojnë krimin dhe korrupsionin.” – u shpreh Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Shkolla letrare e Ohrit bëhet burimi i arsimimit slloven nga ku do të përfitojnë edhe pjesët më të largëta të botës civililizuese. Në ketë epokë vihet themeli i paradës bizantino sllovene e cila ndër shkeuj vepron si rrjetë identiteti e popujve slloven. Në kët mënyrë ajo mund ët konsiderohet si një mënyrë autentike të krishterizmit evenagjelist universal dhe vlerës së civilizimit evropian.” – deklaroi teologu Millan Gjorçeviq.
“Shën Klementi është autor i veprave të vëllezërve të shenjtë, bashkudhëtari i tyre dhe përkrahës i besueshëm në realizimin e misionit të tyre të shenjtë ngritjen e fiseve sllovene në popuj.” – deklaroi profesori universitar, Dimitar Pandev.
Për shkak të përhapjes së shkrimit cirilik dhe shkrim-leximit në mesin e sllovenëve në tokën evropiane të asaj kohe, Shën Kliment Ohrit fitoi një vend të rëndësishëm në zhvillimin qytetërues evropian, si misionar për bashkimin shpirtëror dhe kulturor të kombeve. (Flutura Latifi, TVM2)
