Vazhdon konflikti palestino-izraelit, kërkohet armëpushim

08.12.2023 17:17

Vazhdojnë luftimet e ashpra në jug të Gazës...

Vazhdojnë luftimet e ashpra në jug të Gazës, ndërkaq ofenziva izraelite po intesifikohet. Ministria palestineze e shëndetësisë njofton për të vrarë dhe të plagosur. Izraeli në aksion për të shkatërruar celulat e Hamasit.

“Hulumtojmë kush është i lidhur me ‘Hamasin’, e kush jo. I burgosim dhe i marrim në pyetje. Do të vazhdojmë me shkatërrim derisa të mbarojmë, në Xhabalia, në Shuxhaja, Kan Junis dhe në çdo vend ku ka nevojë.” – deklaroi zëdhënësi i forcave izraelite, Daniel Hagari.

Ndërkohë grupi i Hamasit paralajmëron zvogëlimin e shanseve për t’i liruar të rrëmbyerit.

“Lufta armiqësore kundër popullit tonë nuk do t’ua kthejë bijt tuaj derisa agresioni nuk ndërpritet. Shanset për kthimin e tyre po zvogëlohen, ndoshta edhe përgjithmonë.” – u shpreh funksionari i lartë i Hamasit, Osman Hamdan.

Vazhdon konfrontimi edhe me Hesbollahun. Kryeministri izraelit paralajmëron këtë të fundit  për nxitje të luftës gjithpërfshirëse.

“Hesbollahu ka përzgjedhë të fillojë luftë gjithëpërfshirëse, ndërkaq  vetë më vonë do t’i shndërrojë Bejrutin dhe Libanin jugor në Gaza dhe KAN Junis. Ne kemi  vendosur të sjellim fitore.” – thotë Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

Luftime të ashpra edhe në rrethinën e qytetit Kan Junis.  Janë shpërngulur mijëra njerëz, ndërkohë ballafaqohen me kushte të nevojshme elementare jetese. Palestina shpreson në ndihmën e Kombeve të Bashkuara, e cila për të do të diskutojë ditën e premte.

“Nuk ka ushqim, nuk ka ujë. Së shpejti do të luftojmë për ushqim dhe pije. Kjo nuk është jetë.” – Etimad Hasan, e shpërngulur nga Gaza.  

“Shpresojmë që Këshilli i Sigurimit do ta miratojë rezolutën dhe do ta dëgjojë pozicionin e guximshëm dhe parimor të sekretarit të përgjithshëm.” – tha Ambasadori i Palestinës në OKB, Rijad Mansur.  

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë paralajmëron se Hamasi dhe Izraeli nuk janë afër marrëveshjes për pauzë humanitare. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)