Mbledhje e Kryesisë qendrore të BDI-së, Talat Xhaferi propozohet për Kryeministër

08.12.2023 20:13

Kryesia Qendrore e BDI-së....

Kryesia Qendrore e BDI-së ka  vendosur unanimisht që  kryeparlamentari Talat Xhaferi të jetë kandidati për Kryeministër në Qeverinë teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.  

Kryeparlamentari Talat Xhaferi thotë se e vlerëson lartë vendimin e kryesisë qendrore të BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti për të qenë i pari i Qeverisë dhe se këtë postë do ta kryej me nder dhe respekt.

Zgjedhjet parlamentare  do të  mbahen më 8 maj, të vitit të ardhshëm. Ata do të jenë së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për të cilat raundi i parë do të jetë më 24 prill. (Gazmend Rexhepi, TVM2)