Maqedoni
Parashikimi i motit
09.12.2023 11:27
Këtë të shtunë në vendin tonë pritet të mbizotërojnë kthjellimet në pothuajse të gjithë territorin...

Këtë të shtunë në vendin tonë pritet të mbizotërojnë kthjellimet në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave dhe erë të dobët nga drejtime të ndryshme. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6° deri në 11°C.
Në Shkup dhe rrethinë në mëngjes do të jetë ftohtë, ndërsa më pas me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet në -31°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 7°C.
