Botë
OKB, rezoluta për armëpushim të menjëhershëm nuk kaloi
09.12.2023 12:02
Një projektrezolutë që mbështeste një armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën e Gazës...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk ia arriti qëllimit në thirrjen për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veto ndaj projekt-rezolutës së hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe së bashku me 97 shtete anëtare të Organizatës Botërore.
“Në sfondin e paralajmërimeve serioze të Sekretarit të Përgjithshëm, thirrjeve të organizatave humanitare, opinionit publik botëror, ky këshill bëhet i izoluar. Cili është mesazhi që u dërgohet palestinezëve nëse nuk mund të bashkohemi pas thirrjes për të ndaluar bombardimet e pamëshirshme të Gazës. Cili është mesazhi që po u dërgojmë civilëve në mbarë botën, të cilët mund të gjenden në situata të ngjashme?”, tha Mohammed Abujahab, zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB.
“Nëse jeni kundër krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, duhet të qëndroni kundër kësaj lufte. Nëse e përkrahni, ju po mundësoni krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, pavarësisht nga qëllimet tuaja dhe pavarësisht nga përpjekjet tuaja, sepse rezultati është - shumë jetë janë në rrezik.”, tha Riyad H. Mansour, vëzhgues i përhershëm në Kombet e Bashkuara, Palestinë.
Rezoluta mori 13 vota "pro", një abstenim - nga Britania e Madhe dhe një kundër. Zëvendësambasadori amerikan Wood kritikoi Këshillin e Sigurimit. Ai thotë se u humb mundësia për të dënuar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe për të njohur të drejtën e vendit për vetëmbrojtje.
“Për sa kohë që Hamasi i përmbahet ideologjisë së shkatërrimit, një armëpushim nuk do të thotë paqe. Çdo armëpushim që e lë Hamasin nën kontrollin e Gazës do t'u mohojë gjithashtu civilëve palestinezë mundësinë për të ndërtuar diçka më të mirë për veten e tyre. Edhe pse Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht paqen, që do të thotë siguri si për izraelitët, ashtu edhe për palestinezët, ne nuk mund ta mbështesim këtë rezolutë, e cila do të nënkuptojë një armëpushim të paqëndrueshëm që do të mbjellë farat për luftën e ardhshme.”, tha Robert A. Wood, zëvendës përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në OKB.
Paraprakisht,edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore, Guterres, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, duke dënuar atë që ai e quajti dënimin kolektiv të popullit palestinez. Ai aktivizoi nenin 99 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, i cili nuk ishte aktivizuar për dekada. Në terren - luftimet vazhdojnë. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po përparojnë në jug nga Poja
VLORA LATIFI TOPOJANI
