Maqedoni
Strugë, çmimet e patundshmërisë mbeten të njëjtat, ndryshon interesimi i blerësve dhe investitorëve
09.12.2023 13:37
Çmimet e patundshmërisë në qytetin e Strugës nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të madh në krahasim me vitin e kaluar....

Çmimet e patundshmërisë në qytetin e Strugës nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të madh në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë ka ndryshuar mënyra e interesimit të blerësve për patundshmëri. Për shkak se patundshmëritë, kryesisht banesat tashmë brendohen, blerësit ndryshe nga vitet e kaluara, tani prioritet kanë lokacionin, e më pas çmimin. Nga agjencionet për patundshmërinë thonë se kjo vjen edhe si pasojë e rrjedhës së re të investimeve, që tani banesat nuk blehen për strehim të familjes siç është bërë më parë, por si investim, për sihuri apo edhe reputacion.
“Kur flasim thjesht për banesat ndryshimi nga vitet e kaluara dallohen aty që kto dy vbitet e fundit patundhsmëritë ose banesat brendohen dhe së pari më me rëndësi është lokacioni, ka njerëz të cilët e kan fiksu pozitën dhe mandej është çmimi, si zhvillim paraqet ritje në kualitetin e ofertave, kjo është ngjajshëm si me produktet që brendohen, është i interesuar të ketë pronë përreth liqenit përreth lumit, ose në qendër, kryesisht kërkesa kryesore është ajo mandej vjen çmimi. Kemi rrjedhë të re në investime, investimi në patundhsmëri nuk bëhet si përpara për ti gjet një strehë familjes ose vetes, por bëhet si investim, si një siguri edhe nga ana tjetër për pjesën që qëndron më mirë financiarisht, është një reputacion.”, tha Inajet Pollozhani, pronar i një agjencioni për patundshmëri.
Personat të cilët më së shumti blejnë patundshmëri në Strugë janë mërgimtarët por edhe vendasit ndërsa të paktë janë shtetasit e Bashkimit Evropian. Kjo për disa arsye, një prej të cilave është edhe infrastruktura e parrugulluar që lidhe Strugën me kryeqytetin dhe qytetet tjera atraktive.
“Shtetas të europës blejnë shumë pak, blejnë shtetasit e Maqedonisë, mërgimtarët tonë. Numri i tyre është shumë i vogël, problemi qëndron se mungon infrastruktura me Shkupin që është me rëndësi shumë, dhe qëndron aty që nuk mund të përcillen me hap ndryshimet e reja që ndodhin me rregullimin e rrugëve, trotuareve, stauave, se ata kur vijnë këtu përveç një shtëpie të bukur rreth vete duan të kenë edhe gjeërat tjera të rregulluara mirë, përndryshe pengesa ligjore nga shtetet e BE-së nuk ka.”, tha Pollozhani.
Nga agjencionet për patundshmëri thonë se në pjesën e dytë të këtij viti është rritur interesimi për tokën bujqësore duke u parë si investim që do të kthehet më vonë në ndërtim. Ndërsa është rritur edhe interesimi i kompanive të huaja për lokale më të mëdha afariste. Për sa i përket banesave, çmimet e banesave të reja në hyrje të qytetit dhe lokacione më në periferi startojnë nga 900 euro për meter katror, ndërsa banesat përreth liqenit, Lumit Drini i Zi apo në qendër, arrijnë deri në 1500 euro meter katrori.
ILMIE ZHAKU
