Maqedoni
Samiti i Këshillit Evropian, Ruzhin: S’do të ndodhë mrekulli, përgjigjja është “Jo”
09.12.2023 14:04
Samiti i Këshillit Evropian që do të mbahet me 15 dhe 16 dhjetorë...

Samiti i Këshillit Evropian që do të mbahet me 15 dhe 16 dhjetorë, nuk do të sjellë lajm të mirë për ne në drejtim të lëvizjes në procesin eurointegrues. Kjo vjen si rezultat i pamundësisë politike për t’i votuar ndryshimet kushtetuese, si detyrë kryesore për të hapëruar drejt BE-së, vlerëson për TVM2 ish ambasadori, Nano Ruzhin. Ky vendim shtetit dhe shoqërisë do t’i kushtojë me vendngecje minimum gjysmë viti, pa llogaritur ndryshimet në skenën ndërkombëtare ku lëvizjet janë të paparashikueshme, shton Ruzhin. Përgjigje negative prognozon të marrin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me statuse dhe probleme të ndryshme shtetërore. Përballemi edhe me mungesë të vullnetit të Unioit në politikën e zgjerimit.
“Përgjigjja për të gjithë do të jetë një JO e madhe! Pse? E para, ne nuk jemi në qendër të vëmendjes të kësaj ngjarjeje. Këtu para së gjithash do të bisedohet për çka ndodhë në Ukrainë, Moldavi, Gjeorgji… Mendoj se për arsye të realitetit të situatës, disavantazheve dhe korrupsiont, kjo nuk do të ndodhë. Për 6 vendet ballkanike me statuse të ndryshme, nuk do të ketë lëvizje. Humbim kohë, më së paku gjysmë viti sepse kemi zgjedhje në prill dhe në qershor fillohet me formimin e qeverisë e kështu me rradhë. Tash ne nuk e dimë nëse ka ndonjë ndonjë marrëveshje xhentile të fshehur mes pushtetit dhe opozitës për atë se, çka pas zgjedhjeve. Këtu nuk dimë gjë por do të ishte korrekte të kishte një marrëveshje të tillë… E vërtetë! Edhe në BE nuk pati disponim dhe akoma nuk ka, veçanërisht mungon vullneti i qytetarëve për zgjerim.”, tha ish ambasadori, Nano Ruzhin.
Ish ambasadori Ruzhin numëron edhe faktorët tjerë që na largojnë nga platforma evropiane, për të cilat përgjejgësi kanë institucionet shtetërore.
“Gjyqësorin e kemi katastrofë, korrupsioni ekziston, afera të biznismenëve të njohur të vendour në listë të zezë, reformat në administratë, pra gjithçka shkon me vështirësi. Për fat, më së mirë na shkojnë raportet ndëretnike dhe ky është argument shumë i mirë… Ekonomia lëviz ngapak por siç e dimë, kemi institucione joefikase, rrënje të besimit në institucione, popullat po hyn në letargji. Po troket edhe kriza ekonomike dhe financiare.”, tha Ruzhin.
Vendi ynë duhet të mësojë njëherë e përgjithmonë se të qenurit evropian kërkon angazhim gjithëpërfshirës prej brenda, ndërkaq Evropa të mendohet si projekt lehtësues në zgjidhjen e problemeve nga aspekti i ndihmës financiare, elaboron ish amabsadori Nano Ruzhin, pritshmëritë nga mbledhja e samitit të dytë të rregullt të BE-së.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
