Maqedoni
Tetovë, mbi një milion euro donacion për spitalin
09.12.2023 14:56
Mbi një milion euro do të jetë donacioni nga kompania Ecolog për Spitalin Klinik të Tetovës...

Mbi një milion euro do të jetë donacioni nga kompania Ecolog për Spitalin Klinik të Tetovës, e ka bere të ditur sot në një pres konferenc drejtori i spitalit Ilir Demiri. Sipas tij, do të bëhet rikonstruimi i gjashtë ambulancave, 24 dhoma me kushtet më bashkëhore.
“Ky donacion do të jetë me një vler prej, mbi një milion euro, diskutohet për rikonstruksion të hapsirave, pjesës ku do të jenë shërbim ose trajnim, të pacientët që janë të hospitalizuar. 800 m2 do të paisjen 24 dhoma me kushte bashkëhore, ku do të kenë edhe tualet dhe dush në dhoma. Do të bënë edhe rekonstruksionin e gjashte ambulanteve. Ambulantën nerologjike, Ege Emge dhe dy ambulantat të entokronologjisë, një ambulant të psikiatrisë, dhe për fatin e mirë të femijve ambulanta e pediatrisë do të zbres në katin përdhes, te godina interne.”, tha Ilir Demiri, drejtor i SKT.
Ndërsa për Lazim Destani, kjo ndihmë është borxh ndaj vendëlindejs, por tha se duhet dikush ta inkurajoj dhe ndihma të gjende vendin e merituar.
“Ne do mundohemi tju ndihmojm por, duam që kjo ndihmë ky donacion të zenë vendin e merriturar, dhe të shfrytëzohet në maksimum dhe më tha Besën se ashtu do të jetë. Për të ndihmuar ndonjë herë duhet të nxitesh, e këtë e ka bërë doktor Iliri. Ne kemi nje komision ku çdo kërkes element ndihmë që japim filterizohet, vërtetohet se a është e vërtet ajo çka kërkohet. Jo vetëm un por çdo njëri që ka mundësi të bëje një të mirë, e nuk e bënë për mendimin tim ai duhet të erson se e ka borxh, ai është i detyruar ta beje pasi i ka mundesit dhe duhet ta bëjë.”, tha Destani.
Përndryshe me ardhjen ne krye të Spitalit Klinik të Tetovës drejtori Ilir Demir, ka filluar me investime të infrastrukturës se jashtme por edhe hapsirave brenda spitalit që sipas Demirit shumic jane edhe donacione nga kompanit të ndryshme.
VISAR SADIKI
