Maqedoni
Xhaferi për kryeministër, Osmani: Akt historik, thyhen tabutë etnike
09.12.2023 15:21
Talat Xhaferi për kryeministër të qeverisë teknike sipas BDI-së paraqet akt historik....

Talat Xhaferi për kryeministër të qeverisë teknike sipas BDI-së paraqet akt historik. Zëdhësni i partisë Bujar Osmani thotë se me këtë thyhen tabutë dhe monopolet etnike, ku as një grup etnik nuk është më i favorizuar se një tjetër. Sipas Osmanit në vitet e ardhshme do të kemi edhe Presidentin e parë shqiptar.
“Vendimi për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër shqiptar ka qenë unanim, përveç një anëtari që propozoj se kryeministri i parë të ishte femër. Ajo çfarë është historike është thyerja e monopoleve etnike. Kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit, u krijua një puç i vërtetë. Por kur u zgjodh për herë të dytë nuk ishte më lajm sepse u thye ai monopoli që një shqiptar të jetë kryetar i Kuvendit. Ideja është të thyhen monopolet etnike. Kryeministri i dytë nuk do të jetë më temë. Monopoli i dytë është ai i Presidentit të vendit, por ai është misioni i radhës i BDI-së.”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Partitë në pushtet mbështesin propozimin
Propozimi i BDI-së që Talat Xhaferi të kryesojë qeverinë në 100 ditët e fundit qeverisje do të përkrahet nga partnerët e koalicionit ASH dhe LSDM. Nga Aleanca e shohin si post simbolik. Nga LSDM thonë se Xhaferi është zgjidhja adekuate.
“Kjo është marrëveshje që e kanë pasur dy partnerët e koalicionit prej fillimi. Në parim ne nuk shohin asgjë të keqe për ta mbështetur, për ta përkrahur Talat Xhaferin, i cili do të jetë shqiptar dhe mendojmë se edhe kjo është një far porosie, patjetër se do ta përkrahim. Nuk flasim për përfitim, flasim për simbolikë.”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së
“Ne konsiderojmë se emri Talat Xhaferi është zgjidhje adekuate. Kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski të diellën caktoi takim të kryesisë së partisë të LSDM-së. Në këtë mbledhje nga ana e kryetarit të partisë Dimitar Kovaçevski pritet që Jovan Mitrevski të propozohet për kryetar të kuvendit dhe kjo të konfirmohet nga kryesia më e lartë e LSDM-së. Mbledhja është caktuar për nesër në ora 19.”, tha Daniella Markovska, deputete e LSDM-së.
VMRO–DPMNE me kritika për propozimin e BDI-së
Nga VMRO – DPMNE akuzojnë LSDM-në se nuk hoqi qeverinë teknikevetëm për t’ia lëshuar vendin Xhaferit, me urdhër të BDI-së. Periudhën që vijon organet e VMRO-së do të vendosin se a do të marrin pjesë në qeverinë teknike dhe me cilët emra.
“LSDM pasi emroi Dimitar Kovaçevskin ka zgjedhje, tani po venos Talat Xhaferin për kryeministër vetëm me vendim të Reçicës së Vogël. Opinioni e dins e Xhaferi sikurse Kovaçevski ishte dezertues i ushtrisë. Xhaferi njihet për shkelje të ligjit dhe procedurave e deri te videot e tij me sharje që aspak nuk është material për një kryeministër.”, tha Naum Stoillkovski , zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë sa i takon synimit të rradhës të BDI-së sa I përket marrjes së postit të presidentit, nga VMRO thonë se projekti i rradhës së BDI-së është spostimi në opozitë.
Ndërkohë Lidhja Evropiane për Ndryshim thotë se BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ, i cili nuk do të ketë asnjë kompetencë, por do të jetë kukull në karrigen e kryeministrit, sa për të organizuar zgjedhjet.
MERAL ISMAILI
