Maqedoni
Vrasja e Vanjës, Lloga: Së shpejti pritet ekstradimi i Palevskit
09.12.2023 15:40
I dyshuari Lupço Palevski për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit pritet së shpejti të ekstradohen nga Turqia në Maqedoni....

I dyshuari Lupço Palevski për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit pritet së shpejti të ekstradohen nga Turqia në Maqedoni. Ministri i drejtësisë Krenar Lloga i cili është në kontakte me autoritetet turke thotë se janë dorëzuar kërkesa sikurse nëpërmjet ministrisë së drejtësisë, ministrosë së jashtme, ambadsadës së Maqedonisë në Turqi, por që duhet të pritet nëse i dyshuari Palevski do të shfrytëzojë mundësitë ligjore që ofron sistemi i drejtësisë në Turqi. Sipas Llogës nga e hëna të gjitha kërkesat do të shqyrtohen në Turqi.
“Kemi komunikim joformal me autoritetet turke, por është shumë herët për të biseduar për procedurën e mëtejshme sepse nuk e dijmë a do të përdoren ankesat ose gjërat tjera nga personi në fjalë në sistemin turk.”, tha ministri i drejtësisë, Krenar Lloga.
VMRO: MPB të thotë a kishte lëshime në hetim
Nga VMRO–DPMNE akuzojnë Spasovskin përse hesht në dilemat që ka hapur opozita për parandalimin e mundur të vrasjes së Vanjës, nëse ministria e brendshme reagonte me kohë dhe shpallte publikisht humbja e veturës që nga moment i vrasjes së Pançe Zhezhovskit nga Velesi.
“Spasovski do të duhet qartë të përgjigjet nëse vetura e të vrarit Pançe ka hyrë në Shkup nga Velesi që nga 24 nëntori, 15 minuta para orës 7, dhe nëse deri në 27 nëntor ditën e vrasjes së Vanjës, vetura e njëjtë ka qarkulluar nëpër Shkup. Spasovski duhet ta thotë nëse MPB ka mundur të lokalizojë veturën, por kjo nuk është bërë pasiqë nuk kanë bërë shpallje qëndrore. Kjo është çështja kyçe pas së cilës fshihet përgjigja për lëshimin e bërë nga ministria e brendshme.”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO–DPMNE.
Eskpertët alarmojnë, dhuna në rritje
Ekspertët alarmojnë për ritje të dhunës për motive të ndryshme. Çdo e dyta femër në Maqedoni është viktimë e dhunës, thonë nga këshilli nacional për barazi gjinore. Inkurahojnë viktimat që të denoncojnë rastet.
“Një vazjë 13 vjeçare përdhunohet edhe pas mesnatës lihet para një marketi. Pastaj përgjegjësi i marketit e telefonon policinë, policia e gjen prindin, tutorin e vajzës dhe vijnë e marrin. Prindi nga ndjenja e turpit të fajit nuk del nga vetura që ta mer vajzën e vet të masakruar. Sinqerisht ky duhet të shërben si alarm për ne se çka është turpi, pse babai i viktimës të turpërohet dhe të del e ta mer vajzën e vet, një viktimë në kuptimin e plotë të fjalës.”, tha psikologja Sumeja Ramadani.
Nga Aleanca për Shqiptarët në takimin senzibilues për paraqitjen e dhunës dërguan mesazhin e senzibilimit që viktimat ta thonë zëshëm dhunën, gjinore, ekonomike, apo seksuale që ajo mos të përshkallëzohet me vrasje sikurse kishim dy rastet e fundit të 74 vjeçarit nga Velesi të ndërthurur me shuarjen e jetës së Vanjës 14 vjeçe.
MERALE ISMAILI
