Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Qeveria beson se do të mbështeten deri në maj

09.12.2023 15:55

BE-ja ka përfunduar procesin e skriningut për shkallën e përafrimit të vendit me legjislacionin dhe standardet evropiane....

BE-ja ka përfunduar procesin e skriningut për shkallën e përafrimit të vendit me legjislacionin dhe standardet evropiane. Deri në fund të vitit, dokumentet kryesore duhet të dorëzohen në Komisionin Evropian: udhërrëfyesit për sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe planin e veprimit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave dhe komuniteteve. Rruga drejt integrimeve të suksesshme evropiane është shtruar dhe proceset nuk duhet të pengohen, pasi kjo do të thotë largim i vendit nga BE-ja, thonë Qeveria.
 
“Pranimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet i vetmi parakusht për të ecur përpara, prandaj është e një rëndësie vendimtare që të gjithë aktorët politikë në vend të tregojnë pjekuri dhe të vendosin për të mirën e përbashkët dhe për të ardhmen e begatë të vendit tonë si anëtar i BE-së. Çdo shtyrje dhe lënia e negociatave në pasiguri të negociatave për anëtarësimin tonë të plotë është një vendim politik i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
 
Pas përmbylljes së procesit të skriningut, Maqedonia e Veriut deri në fund të këtij muaji duhet t’i dorëzojë BE-së dokumentet kyçe për negociatat për klasterin e parë. Por procesi nuk mund të ecë para pa miratimin e ndryshimeve për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq thotë se ndryshimet kushtetuese janë kushti për vazhdimin e integrimit në Bashkimin Evropian.
 
“Do ta përmbyllim fazën e parë, pjesën e parë hyrëse të negociatave dhe do të bëjmë gjithçka që mund të bëjmë pa ndryshimet kushtetuese. Pas kësaj mbeten vetëm ndryshimet kushtetuese, si kushti i vetëm për hapjen e klasterit të parë dhe për vazhdimin e negociatave.”, tha zv/kryeministër për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
 
Ndërkohë ministri të jashtëm Bujar Osmani, beson se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin deri në fund të këtij mandati. Sipas tij, tani është momenti ideal për të bërë këto ndryshime, sepse në maj do të jenë edhe zgjedhjet paralamentare evropiane dhe vëmendja do të fokusohet gjëkundi tjetër dhe jo në Ballkan. Osmani tha se një grup nacionalishtësh nuk mund të mbajnë peng një popull të tërë.
 
“Shpresojmë se po. Mesazhi i sekretarit amerikan të shtetit ndaj VMRO-së ishte mesazh që në të vërtet nuk e kemi dëgjuar në historikun e këtij shteti. Një mesazh i partnerit tonë më të madh strategjik, ku i thotë kryetarit të opozitës që nëse nuk tregon cila është alternativa, unë nuk do të kisha blerë veturë nga ai, dmth, as nuk do të kisha votuar. Tani është mundësi jonë ideale dhe nuk mund ta mbajë peng një popull një grup nacionalistësh. Maqedonia mund të mbetet izoluar pasi disa vende do të ecin më shpejtë dhe ne do të harrohemi. Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin deri para majit.”, tha ministri të jashtëm, Bujar Osmani.
 
VMRO-DPMNE-ja opozitare , e cila është kundër ndryshimeve kushtetuese, mbetet në qëndrimin për mospërfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI