Maqedoni
Kontrolla falas për hipertension dhe diabet, Mjekët: Duhet të kujdesemi më shumë për shëndetin
09.12.2023 16:16
Qytetarët duhet të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre, kjo ishte porosia e mjekëve nga parku i Çairit..

Qytetarët duhet të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre, kjo ishte porosia e mjekëve nga parku i Çairit prej ku në organizim të BDI-së së Çairit u ofruan shërbime falas për matjen e diabetit dhe hipertensionit. Sipas tyre këto aktivitete kanë për qëllim senzibilizim dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për tu kujdesur për shëndetin e tyre.
“Nëse gjithë këta qytetarë çdo ditë kërkojnë shërbime prej mjekëve tonë shqiptarë gjithandej ku punojnë në institucione ambulanta dhe spitale, ne këtë po e bëjmë të njejtën vetëm sot diçka më ndryshe, sot kemi vendosur që me këto projekte ne të jemi present në mesin e qytetarëve duke shfrytëzuar kohën tonë ndoshta dhe ndarë nga familja që të jemi në mesin e tyre dhe këto shërbime ti bëjmë më ndryshe nga ato që i bëjmë çdo ditë.”, tha mjeku Ilir Shurdhani.
“Duke pasur parasysh se parku i Çairit është një ndër parqet më të mëdha në Çair dhe mendojmë që të fillojmë prej aty ku është më vitale, ku është më e rëndësishme për atë edhe e zgjodhëm parkun e Çairit.”, tha Bekim Neziri nga BDI.
Perveç këtyre aktiviteteve sekretariati për punë dhe politikë sociale pranë BDI-së organizoi edhe konsulta për banorët për nevojat e tyre socaiale.
VLORA LATIFI TOPOJANI
