LEN protestoi, akuzoi BDI-në për korrupsion
Aktivistët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim protestuan para Qendrës Tregtare “Soravia” në Shkup...
![](https://al.mrt.com.mk/sites/default/files/408786672_752838990211338_8830304627224792837_n.jpg)
Aktivistët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim protestuan para Qendrës Tregtare “Soravia” në Shkup. Për një orë të tëra ata bllokuan rrugën duke lënë në mënyrë simbolike gjësendet e fëmijëve, që sipas tyre kanë braktisur vendin me gjithë familjet e tyre për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit, që aktivistët e LEN, thonë se shkaktarë kryesorë janë pikërisht pronarët e “Soravias”, të lidershipit të BDI-së.
“Ne sot në mënyrë simbolike i kemi sjellë këtu mbetjet e familjeve që na kanë braktisur ndërkohë. Secila familje që ka ikur për shkak të këtyre politikanëve të korruptuar ka lënë pas vetes çanta, libra, fletore e lodra fëmijësh, duke kërkuar një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Këto ne sot po ia lëmë këtu pronarit të Soravia-s, që t’i ketë si kujtim nga të gjitha ato familje që ai dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë përzënë nga vatrat e tyre. Le ta dijë gjithë opinioni se mbi 300 mijë njerëz janë shpërngulur nga Maqedonia e Veriut vetëm nga viti 2002. Kaq na ka kushtuar pasurimi i familjes Ahmeti e Grubi.”, thonë nga LEN.