Maqedoni

Drејtoria e Doganave: U pengua tentativa për import të paligjshëm të bizhuterive dhe orëve

10.12.2023 11:28

Janë zbuluar orë të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti të njësisë doganore të Ohrit, i cili është regjistruar për doganim importues...

Pas kontrollit të kryer nga doganierët e njësisë doganore të Ohrit dhe Aeroportit të Shkupit, është parandaluar tentim për kontrabandim të 84 orëve Casio, si dhe 7.560 bizhuterive.
 
Orat e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti në njësinë doganore të Ohrit, i cili ishte i regjistruar për doganim importues. Gjegjësisht, në deklaratën e importit janë deklaruar 66 ora dore të markës Casio, por gjatë kontrollit të mallit janë konstatuar tejkalim i produkteve të cilat nuk mbuloheshin me deklaratë, përkatësisht 84 orë të padeklaruara të së njëjtës markë.
 
Bizhuteritë e padeklaruara, përkatësisht 7560 copë vathë dhe 7 kilogramë zirkon, janë zbuluar gjatë kontrollit të çantës së udhëtimit të një shtetasi turk i cili ka mbërritur me avion nga Stambolli.