Maqedoni
Despotovski: Rreth 20 milion euro ndihmë për kompanitë
10.12.2023 14:14
Rreth 20 milionë euro është ndihma shtetërore për kompanitë e huaja për vitin 2023...

Rreth 20 milionë euro është ndihma shtetërore për kompanitë e huaja për vitin 2023, thotë, Drejtori i Zonave Industriale Zhvillimore Teknologjike, Jovan Despotovski. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Despotovski, flet edhe për shkaqet e ngecjes së investimeve për makinat elektrike në Tetovë dhe Studiot filmike holivudiane të Xhon Malkoviçit në Shkup.
“Në bashkëpunim me “Prajswoterhaus Copers” kemi zhvilluar një metodologji për dhënien e mbështetjes shtetërore, e cila sipas kritereve të sakta sipas asaj që marrim si input nga vetë kompania në fillim të procesit të bisedimeve, arrijmë në një strukturë të caktuar mbështetjeje.”, tha drejtor i ZIZhT-së, Jovan Despotovski.
I pyetur për kompaninë “Next E Go Mobile”, e cila tashmë 16 muaj nga vënia e gurthemelit nuk ka nisur me prodhimin e makinave elektrike ai thotë se projekti që në fillim ishte shumë kompleks, për shkak se bëhet fjalë për një veprimtari të re që duhet të nis nëpër zona. Sipas tij, “Ecolog” formalisht nuk është pjesë e strukturës pronësore të kompanisë.
“Po përpiqemi t'i ndihmojmë kompanisë që të sigurojë imput cilësor nga aspekti i projektit bazë konform rregullativës sonë, për shkak se projektet me të cilët erdhën këtu duket se janë të adaptuar për tregjet e Evropës Perëndimore, respektivisht në Gjermani. T'u ndihmojmë në pjesën e sigurimit të dërgesës cilësore lidhur me nevojat për ndërtime në vet objektin. Për momentin punojnë ekipet e vet kompanisë me disa komapni më të mëdha ndërtimi për të mbyllur segmentin e ndërtimit të objektit. Duam t'i japim shans vet projektit.”, tha Despotovski.
Lidhur me investimin që shkaktoi interesin e publikut për ndërtimin e studiove të filmit të regjisorit të njohur holivudian Xhon Malkoviçit Despotovskit ka dekalruar se fokusi i kompanisë fillimisht ishte në pronën e patundshme komerciale se sa në studio e filmit, por pas reagimeve sipas tij çështjet kanë ndryshuar.
“Nëse me të vërtetë janë të interesuar dhe të sjellin mjete financiare dhe projekte në pjesën e studiove filmike, jemi të interesuar t'u japim shansin” ka nënvizuar Jovan Despotovski Drejtori i Zonave Industriale Zhvillimore Teknologjike.
VLORA LATIFI TOPOJANI
