Maqedoni

Decentralizimi, Sadiku: Bartja e kompetencave pa mjete

10.12.2023 15:05

Një nga problemet më thelbësore e cila po e tangon RMV në aspektin e zhvillimit të sajë politik janë edhe ngecjet...

Një nga problemet më thelbësore e cila po e tangon RMV në aspektin e zhvillimit të sajë politik janë edhe ngecjet me decentralizimin, problem ky i cili është vënë re edhe nga faktori ndërkombëtare, por e cila kishte marrë edhe disa sygjerime edhe në raportin e progresit të BE. Ngecjet dhe problemet me bartjen e kompetencave nga pushteti qendror në atë lokal, i kanë shfaqur edhe Komunat, të cilat përveq kompetencave, po ballafaqohen edhe me problemet finansiare. 
 
Sipas Kryetarëve të Komunave, të njëjtit do të vazhdonë të kërkojnë që së paku 10 për qind të mjeteve nga TVSH dhe 50 për qind e tatimit mbi të ardhurat personale, të kalojnë tek pushteti lokal, si dhe bllok-dotacionet për arsim të rriten për 30 për qind. Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku për TVM2, ka thekësoi se RMV vërtet po ngecë në fazën e decentralizimit.
 
“Decentralizimi në vendin tonë po ngecë dhe shumë ngadal po shkon, dhe është kjo të cilën e përmende se është dallimi i madhë në mes Komunave urbane dhe Komunave urbane. Komuna e Studeniçanit ballafaqohet me shumë probleme, ku me pak buxhet dhe me pak mundësi, kurse nevojat janë shumë më të mëdha sesa mundësit tona reale për ti zgjidhë ato. Dhe të vetëm ndihmë që e kemi pas, dhe në bazë të cilave kemi mbijetu kanë qenë fondet e ndryshme, pra edhe nga Institucionet qeveritare të vendit, por edhe nga fondet ne ndryshme nga Unioni Europian, se përndryshe me ngelë vetëm me buxhetin e Komunës realishtë nuk mundesh as çështjet elementare ti zgjidhim e që realishtë kanë nevojë qytetarët.”, tha për TVM2 kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku. 
 
Sadiku por edhe nga Bashkësia e Njësive të Vetqeverisjes Lokale pohuan se nëse kemi parasysh se 70 për qind e legjislacionit Europian duhet të implementohet në qeverisjen lokale, vetvetiu nënkupton se Komunat duhet të marrin më tepër para në krahasim me atë të cilën e marin për momentin. Sipas tij shumë kompetenca  të cilat janë dërguar tek pushteti lokal, Komunat nuk kanë marrë mjete për të njëjtat.
 
“Kompetencat që i kemi, dhe duhet ti marrim duhet të kenë edhe mbështetje finansiare, sepse kot është ti marrim kompetencat ku nuk ke mundësi reale që ato ti realizosh, dhe këto dy qështje duhet të shkojnë paralelisht, pra si jepen kompetencat, ashtu duhet të jetë edhe mbështetje finansiare.”, u shpreh Sadiku. 
  
Ministria e Pushtetit Lokal ka shfaqur dyshime sepse shumë qytetarë apo më mirë thënë 1 nga katër qytetarët e anketuar janë shprehur se Korupsioni në Komunat e tyre është i lartë, dhe kjo është për tu shqetësuar, dhe ka kërkuar nga Komunat që të njëjtat mjete të menaxhohen sa më mirë që është e mundur.
 
FITIM KRYEZIU