Maqedoni

Rrëmbimi dhe vrasja e Vanjës, VMRO: Më 24, 25 nëntor vetura në Maxhari

10.12.2023 15:48

Vetura me të cilën është rrëmbyer Vanja më 24 dhe 25 nëntor ka qenë në lagjen Maxhari në Shkup...

Vetura me të cilën është rrëmbyer Vanja më 24 dhe 25 nëntor ka qenë në lagjen Maxhari në Shkup dhe më 27 nëntor tek hoteli Aleksandar Pallas, thonë nga VMRO-DPMNE, dhe sipas tyre kjo është fshehur nga ministri i brendshëm Spasovski. Deputeti Dragan Kovaçki thotë se Spasovski në konferencën për media më 4 dhjetor gënjeu se vetura e të ndjerit Pançe Zhezhovski me të cilën është rrëmbyer 14 vjeçarja nuk është regjistruar në sistemin e kamerave “Qytet i sigurt” para 27 nëntorit, ditës së vrasjes. Sipas tij është e pamundur që vetura të mos jetë regjistruar duke lëvizur në mesin e 40 kamerave në kryeqytet.
 
“Pyesim publikisht ministrin Spasovski nëse vetura është regjistruar nga kamerat para 27 nëntorit, gjegjësisht 24 nëntor në 6:30 minuta në hyrje të Shkupit në Magjari tek ura e Agro servisit? Vetura a është regjistruar nga kamerat e “Qyteti i sigurt” në lokacionin e njëjtë ditën e ardhshme me 25 nëntor në ora 21:15 minuta. Përfundimisht nëse vetura është vërejtur në kamerat ditën e zezë, më 27 nëntor në ora 7:42 minuta në mëngjes përreth Aleksandar Palas dhe Zllokuqan dhe si është e mundur që kjo veturë në formë të pakontrolluar të kaloj nëpërmjet lokacionit më siguri më të lartë në Maqedoni në atë moment në prag të përgatitjeve të këshillit të OSBE-së.”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Të zbardhen raportet e Palevskit me Mickoskin
 
Llogari nga Mickoski kërkojnë nga LSDM, rreth pretendimeve të social demokratëve për takimet e tij me Palevskin, i dyshuar për dy vrasjet.
 
“Përse Mickoski hesht për takimet, për çfarë është biseduar dhe dakorduar dhe çfar fshihet? Përpjekjet për manipulim, gërmim në hetime, nevoja për të keqpërdorur vrasjen e Vanjës dhe përhapjen e panikut tek qytetarët, hapin dyshime për qëllimet e VMRO-së dhe Mickoskit.”, thonë nga LSDM.
 
Sipas LSDM-së i dyshuari për vrasjet Palevski ka qenë bashkëpunëtor i afërt me regjimin e DPMNE-së, pasi ai së bashku me VMRO-në dhe Të Majtën ishin pjesë e bojkoteve kudnër anëtarësimit të vendit në NATO. Social demokratët konsiderojnë se hetuesia duhet të hulumtojë raportet e Palevskit me gjith bashkëpunëtorët e tij por edhe me kreun e VMRO-së Hristijan Mickoski.
 
MERALE ISMAILI