Maqedoni

Mblidhet bordi ekzekutiv i LSDM-së, Jovan Mitreski do të propozohet kryeparlamentar

10.12.2023 16:11

Sonte mblidhet bordi ekzekutiv i LSDM-së. Kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski...

Sonte mblidhet bordi ekzekutiv i LSDM-së. Kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski do të propozojë Jovan Mitreskin kryetar të kuvendit dhe kjo të konfirmohet nga kryesia më e lartë e LSDM-së. Propozimi që kordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së në parlament të zë vendin e Xhaferit, vjen pasi ky i fundit është propozuar nga BDI që të udhëheqë me ekzekutivin në 100 ditët e fundit qeverisje. Nga LSDM konsiderojnë se Xhaferi është zgjidhja adekuate për kryeministër teknik, i cili do të udhëheqë me ekzekutivin për të organizuar mbarëvarjten e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, të cilat do të përputhen me raundin e dytë të presidencialeve. Pretendimet eventuale të VMRO-së për bojkot të qeverisë teknike, nga LSDM i konsiderojnë si të dështuara.
 
“Politikat destruktive të VMRO–DPMNE-së, bllokadat dhe përpjekjet që të bllokohet vendi i shohim tanimë shumë vite. DPMNE nuk din gjë tjetër, pasi nuk ka ofertë për qytetarët. Përpjkejet për të krijuar krizë, nuk janë diçka e re. Sikurse nuk kanë patur sukeses deri më tani, ashtu edhe tani nuk do t’ia dalin. Nuk do të gjej alibi, Mickoskin e pret humbje e dyfishtë dhe këtë ai e din shum mir.”, tha Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së.
 
VMRO: Posti i kryeministrit, pazar politik
 
Nga VMRO-DPMNE konsiderojnë se LSDM po bën pazare edhe për karrigen e kryeministrit duke e lënë Xhaferin në krye të ekzekutivit, i cili sipas tyre nuk ka legjitimitet. 
 
“LSDM dhe Kovaçevski pranojnë dhe mbështesin kryeministër një person i cili ka thyer procedurat parlamentare, ka keqpërdorur flamurin europian. BDI dhe LSDM larguan maqedonasit dhe shqiptarët nga Maqedonija. Xhaferi i cili nuk ka legjitimitet do ta pasojë Kovaçevskin. LSDM dhe BDI postin kryeministror e kanë shëndruar peng të pazareve politike.”, thonë nga VMRO–DPMNE.
 
Kuvendi  në krye me Mitreskin do të shpall zgjedhjet kah fundi i shkurtit, ndërkohë që një muaj më parë do të nis funksionimi i qeverisë teknike me dorëheqjen e Kovaçevskit.
 
MERALE SIMAILI