Botë
Rripi i Gazës, forcat izraelite vazhduan ofensivën tokësore
10.12.2023 17:01
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vazhdojnë ofensivën e tyre ajrore dhe tokësore në Gaza....

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vazhdojnë ofensivën e tyre ajrore dhe tokësore në Gaza. Shpërthime të forta janë dëgjuar në qytetin kufitar Rafah në pjesën jugore të Rripit. Më shumë se 2 milionë palestinezë përballen me kërcënimin e bombardimeve, madje edhe në zonat që Izraeli i ka përshkruar si zona të sigurta. Netanyahu iu drejtua Kombit në një deklaratë me video, ndërsa mijëra izraelitë dolën në rrugët e Tel Avivit, duke kërkuar nga qeveria të bëjë më shumë për të siguruar lirimin e pengjeve.
“Izraeli do të vazhdojë një luftë të drejtë për të eliminuar Hamasin dhe për të arritur qëllimet e tjera të luftës. Dhe vendet e tjera duhet të kuptojnë se është e pamundur të mbështetet eliminimi i Hamasit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të bëhet thirrje për përfundimin e luftës, e cila do të parandalojë eliminimin e Hamasit.”, tha Benjamin Netanjahu, kryeministër i Izraelit.
Shpërthime të forta dëgjohen edhe nga qyteti kufitar Rafah, i cili ndodhet në pjesën jugore të Еnklavës.
“Këtë që po shohin në Pojas në Gaza jemi plotësisht të vetëdijshëm se janë shkelur të gjitha të drejtat, me ekzekutimin e fëmijëve tanë, gratë tona, por populli i palestinës nuk do të largohet.”, u shpreh një banor i Gazës.
“Mesazhi im për mbarë botën është se duhet ta daloni këtë gjenocid, duhet ta ndaloni vdekjen e personave të pafajshëm, duhet të merrni masa të luftoni për të drejtat e njeriut.”, tha një banor i Gazës.
SHBA kërkon nga Izraeli ndërprerjen e luftës deri në fund të vitit informojnë nga Politiko,duke u bërë thirrje zyrtarëve izraelit. Spanja, Irlanda, Belgjika dhe Malta kërkojnë të mbahet një samit të Bashkimit Evropian, tema kryesore e të cilit do të jetë një armëpushim në Rripin e Gazës.
