Botë

Vdes themeluesi i Singaporit

23.03.2015 14:29

Vdiq në moshën 91-vjeçare burrështetasi dhe themeluesi i Singaporit, Lii Kuant Jev...

Ai arriti ta transformojë Singaporin nga një qytet të vogël porti në një qendër të pasur globale. Si kryeministër i qytet-shtetit për 31 vjet, ai është cilësuar si arkitekti i përparimit të Singaporit.
 
Megjithatë, Jev është kritikuar për udhëheqje autoritare. Gjatë sundimit të tij, liria e fjalës ka qenë shumë e kufizuar dhe kundërshtarët politikë kanë qenë në shënjestër të gjykatave.
 
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se është shumë i pikëlluar për vdekjen e tij. 
 
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka përshkruar atë si “gjigant të historisë”.