Aksident zinxhiror në Kosovë, përfshihen 14 makina dhe kamionë

11.12.2023 09:32

Një aksident i rëndë zinxhiror....

Moti i keq me ngrica në rrugë dhe mjegull ka shkaktuar disa aksidente këtë mëngjes.

Në Kosovë, 14 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradën Ibrahim Rugova.Disa persona kanë mbetur të lënduar, pasi mjetet me të cilat udhëtonin, u përfshinë në aksident rrugor .Ende nuk dihet numri i të plagosurve, ndërsa, sikurse duket nga pamjet, ka dëme të shumta materiale. Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar“, njofton zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Për disa minuta, autostrada qëndroi e bllokuar si pasojë e mbetjeve në rrugë.