Spasovski për vrasjen e Vanjës, nëse janë dhënë informata, përgjigjen inspektorët
Hetimet zhvillohen në prokurori e jo në media...

Hetimet zhvillohen në prokurori e jo në media, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për rastin e Vanja Gjorçevskës gjatë vizitës së tij në Kumanovë.
Në pyetjet e gazetarëve për të dhënë më shumë detaje rreth veturës së të vrarit Zhezhovski, për atë se kur është marrë, deri kur është përdorur dhe ku ka qenë ndërkohë, Spasovski ka treguar se me ngritjen e kallëzimit penal aty shqyrtohen detajet, duke u bazuar në të dhënat e mbledhura.
“Nuk do të mundem të nxjerr më shumë informata , kjo nuk është në të mirën e hetimit, sepse hetimi nuk zhvillohet në media, ai duhet të zhvillohet në kuadër të Prokurorisë Publike. Në këtë periudhë dëgjuam shumë spekulime prandaj edhe më tej vazhdoj të mbetem në qëndrimin se kjo nuk është mire. Për çdo aktivitet që është i kundërligjshëm, pavarësisht nëse është inspektor apo dikush tjetër, ai do të mbajë përgjegjësi nëse ka një gjë të tillë, por nuk do të doja që në nivel të spekulimeve” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
