Autopsia për Vanjën nuk është gati, PTHP: Të mos përhapen spekullime
Autopsia për 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska...

Autopsia për 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska ende nuk është gati dhe nuk është dorëzuar në Prokurori, kanë konfirmuar nga Prokuroria.
"Në interes të hetimeve, nuk ndahen detaje tjera për analizat dhe kontrollet. “Për momentin, veprimet e të gjithë të implikuarve janë lëndë të hetimeve, për çka, çdo ditë grumbullohen dëshmi verbale dhe materiale që krahasohen mes tyre. Prokuroria Publike bën thirrje që gjatë hetimeve të mos shpërndahen informacione të paverifikuara që mund ta dëmtojnë procedurën, por edhe të shqetësojnë opinionin” – njoftojnë nga Prokuroria.
Reagimi i PTHP-së, vjen pasi ditëve të kaluara nëpër mediat e rajonit janë shpërndarë lajme senzacionale që janë transmetuar edhe në vendin tonë.
