Osmani për vizitë në Gjenevë
Siç njofton MPJ, gjatë qëndrimit në Gjenevë, Osmani...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të marrë pjesë në manifestimin e nivelit të lartë për shënimin e 75 vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të organizuar nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë.
Në fjalimin e tij, Osmani do të prezantojë angazhimet e Maqedonisë së Veriut në këtë fushë të rëndësishme.
Siç njofton MPJ, gjatë qëndrimit në Gjenevë, Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me Komisionerin e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk dhe Komisionerin e Lartë për Refugjatë, Filipo Grandi, si dhe me drejtorët e përgjithshëm të organizatës botërore të Shëndetësisë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, Tedros Adhanom dhe Ejmi Poup.
