MASH, siguruam IT pajisje për 40 shkolla fillore
Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies...

Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies, përvetësimi i aftësive dixhitale dhe kërkimi i sigurt në internet, janë disa nga përfitimet e pajisjeve të blera IT për 40 shkolla fillore, përmes projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për përmirësimin e arsimit fillor, i cili financohet me fonde nga Banka Botërore.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës investon në digjitalizimin e procesit arsimor, si një nga fokuset kryesore të reformës së sistemit arsimor kombëtar. Është një trend global, të cilin po përpiqemi ta ndjekim dhe do të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë dixhitale në vend”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Me aplikimin e pajisjeve të reja të it-së, nxënësit në shkollat fillore do të zhvillojnë aftësi të reja digjitale, dhe është veçanërisht e rëndësishme që ata të mbrohen nga përmbajtjet e pahijshme që do të kufizohen nga sistemi qendror i instaluar në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës .
