Nuhiu: Ndeshja më e mirë e gjysmësezonit
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës...

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës në javën e fundit të vjeshtës me rezultatin 3:1 e mundi Sileksin. Kjo ndeshje është vlerësuar si ndeshja më e mirë e gjysmësezonit vjeshtor nga trajneri i tyre Ardian Nuhiu.
“Kuqezinjtë”, fitoren e 10-të sezonale e shënuan me dy golat e Aganspahiçit dhe një realizimi të Totres, që bënë të pavlefshëm barazimin e pëkrohëshëm të Sileksit me penaltinë e Gjorgjievskit.
“Personalisht mendoj se kjo ishte ndeshja më e mirë në këto gjashtë muaj, pasi kishim gjithçka në kontroll. Filluam shumë mirë takimin dhe shkuam shumë shpejtë te goli. Pastaj u ndëshkuam nga një situatë kur për 5 minuta skuadra ndoshta kishte një ngërç, por shumë shpejt e tejkaluam dhe pastaj gjithçka kishim në kontroll qoftë në fazën e ndërtimit, organizimin e lojës apo edhe kompakt si grup. Pas golit të dytë kartoni i kuq na vështirësoi, por shpirti luftatak i grupi me shumë përgjegjësi në aspektin taktik mirë të vendosur, shkuam te goli i tretë dhe mendoj se me plotë meritë fituam takimin.”, ka thënë trajneri Nuhiu.
Po ashtu ai ka folur edhe për gjysmësezonin në përgjithsi duke thënë se ishte një gjysmëstinor mirë i punuar nga futbollistët.
“Mendoj se ka qenë një gjysmëstinor mirë i punuar nga futbollistët, sepse gjithë kohën kemi qenë në garë me kundërshtarët. Mendoj se jemi nê rrugën e duhur, djemtë kanë bërë shumë punë, shoh progresin te skuadra. Jo rastësisht thuan se çdo trajneri të ri i duhet kohë dhe mendoj se gradualisht po vjen te skuadra ajo që idetë e mia te futbollistët mundohem ti përcjell në të gjitha format. Personalisht mendoj se edhe një fazë përgatitore me këta futbollistë, duke shtuar edhe ndonjë forcë shtesë, sepse e dimë krahas dy dëmtimeve nuk kemi pasur futbollistë mjaftueshëm, personalisht mendoj se do jetë një garë e ngushtë deri në fund, sepse po shofim një kampionat të rivalizuar si në kreun e tabelës, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.”, ka thënë Nuhiu.
