Duro: Me meritë jemi kampion

11.12.2023 12:23

Skuadra e Struga Trim Lum, me fitore e ka mbyllur....

Skuadra e Struga Trim Lum, me fitore e ka mbyllur gjysmësezonin (2023/24). Këta kësaj radhe e mundën Bregallnicën e Shtipit me rezultatin 2:1.  “Lieqenasit”, fitoren e siguruam vetëm në çastet e fundit të takimit, megjithatë e njëjta është plotësisht e merituar sipas trajnerit Shpëtim Duro, i cili ju referohet rasteve të krijuara gjatë gjithë takimit.

“Nuk më vjen mirë që fituam në fund të takimit, pasi ishte një ndeshje të cilët duhet ta zgjidhnim shumë më  shpejtë me rastet e shumta dhe të pastërta që krijuam. Megjithatë edhe këto janë fitore të bukura. Mungesat e Nezirit dhe Radiç bënë që unë të vendosem për një zgjidhje të tillë. Ai po luante për herë të parë në një rol të tillë, dhe të njëjtin e interpretoi mjaft mirë. Jam i kënaqur me performancën e tij, por në tërësi edhe të skuadrës.”, ka thënë Duro, për të cilin ishte kjo fitorja e tij e 25-ta në pankinën e struganëve nga gjithsej 37 ndeshje.