Daku: shënon gol

11.12.2023 12:46

Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku...

Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka firmosur fitoren 1-0 të Rubin në fushën e Baltika. “I lumtur që e mbyll gjysmën e sezonit me një gol dhe një fitore, tani është koha për të pushuar dhe për të shijuar me familjen”.

Janë këto fjalët e sulmuesit kuqezi, Mirlind Daku, i cili ka shënuar golin e fitores, 1-0 që skuadra e tij Rubin Kazan ka arritur në fushën e Baltika.

I kanë mjaftuar vetëm 6 minuta lojë për të dërguar topin në rrjetë në ndeshjen e javës së 18-të në Premier League ruse.

Minutat në vazhdim nuk kanë sjellë ndryshim rezultati dhe goli i sulmuesit kuqezi ka marrë vlerën e tri pikëve. Daku është aktivizuar në 16 ndeshje që nga minuta e parë dhë ka shënuar 4 gola.