Barazim i çmendur në Olimpico, Lukaku skuqet

11.12.2023 13:19

Në javën e 15-të të Serisë A....

Në javën e 15-të të Serisë A, Roma dhe Fiorentina barazuan 1-1 dhe humbën terren në Champions League kundër Bolonjës. Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi xhiros së 15-të të Serie A.

Lukaku në minutën e pestë shënoi për epërsinë 1:0 të Romës. Rezultatin në 1:1 e barazoi Lucas Martinez Quarta në minutën e 66-të. Më herët, në minutën e 64-t, pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua Nicola Zaleëski i Romës.

Në minutën e 87-të direkt me të kuq u përjashtua sulmuesi belg, Lukaku.

Përjashtimi i parë në karrierë për Romelu Lukakun në 388 ndeshje në top 5 ligat evropiane.

Roma nuk kishte marrë dy përjashtime në të njëjtën ndeshje të Serisë A që nga 19 marsi i kaluar kundër Lazios. Roma është e katërta me 25 pikë nga 15 ndeshje. Fiorentina është e shtata me 24 pikë.