Leverkuseni dhe Shtutgardi ndahen në paqë
11.12.2023 13:20
Bayer Leverkuseni ka fituar vetëm një pikë...

Bayer Leverkuseni ka fituar vetëm një pikë të dielën në ndeshjen derbi ndaj Stuttgartit. Në kuadër të xhiros së 14-të të Bundesligës, Stuttgarti e Leverkuseni luajtën 1:1.
Për “aspirinat”. ishte barazimi i dytë rresht me rezultatin 1:1. Disa ditë më parë (3 dhjetor) me këtë rezultat kishte përfunduar ndeshja ndaj Dortmundit.
Stuttgarti kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 40-të me golin e Chris Fuehrich. Për 1:1 shënoi Florian Ëirtz në minutën e 47-të.
Xhaka, si zakonisht, kompletoi ndeshjen në qendër të mesfushës së Leverkusenit. Leverkuseni mbetet kryesues i renditjes së Bundes;igës me 36 pikë. Bayerni është i dyti me 32 pikë nga 13 ndeshje. Stuttgarti është i treti me 31 pikë.
