Nuhiu: Shkëndija do jetë kampione në fund

11.12.2023 13:42

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës...

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës, sezonin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e tretë me 4 pikë më pak se Struga Trim Lum.

Por për trajnerin e skuadrës tetovare Ardian Nuhiu, kjo garë ende është e hapur dhe se në fund skuadra e tij do del kampione.

Padyshim. Besoj fuqishëm sepse e njoh karakterin edhe futbollistëve edhe personalitetin e tyre. E di se do të përmirësohemi shumë, sepse në futboll gjithmonë ka hapsirë për më mirë. Këtyre futbollistëve në momentin që u shton dy-tre përforcime cilësorë, padyshim se nuk do të jetë e lehtë sepse do të kemi përballë edhe kundërshtarë, por nuk e diskutoj aspak se do të arrijmë titullin kampion.”, ka thënë Nuhiu.