Duro: Shkupi dhe Shkëndija rivalët për titull
Kampionët në fuqi Struga Trim Lum...

Kampionët në fuqi Struga Trim Lum, krahas asaj që kishte një orarë të ngjeshur në vjeshtën e këtij kamponati, këta u kthyen në krye të renditjes.
Trajneri i skuadrës struga Duro, pas mbylljes së ndeshjes me Bregallnicën (2:1) ka thënë se gara për titullin e kampionit është e hapur. Sipas tij Struga, është favorite për të dalë kampion.
“Do jetë një rivalitet i fortë mes nesh, Shkupit dhe Shkëndijës, mirëpo në mënyrë absolute mund të them se neve jemi favoritët kryesor. Jemi përsëri kampion vjeshte, edhe përkundër ngakesës së madhe që kishim patur, duke i referuar ndeshjeve të shumta që kemi pasur në Evropë si dhe kalendarit shumë të ngjeshur që kishim. Rivalët tonë nuk e shfrytëzuan këtë moment, ashtu që në fund mendoj se me plotë meritë jemi në vendin e pare.”, ka thënë trajneri Duro. Struga TL, vjeshtën e sezonit 2023/24 e përfundoi në pozitën e parë. Shkupi është skuadra e dytë në renditje ku ka 38 pikë dhe Shkëndija e treta me 35 pikë, ose 4 më pak se liqenasit.
