Rritet efikasiteti kundër krimit, Spasovski veçon rezultatet në Kumanovë e Tetovë
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski....

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, me bashkëpunëtorë edhe Byronë e Sigurimit Publik në Kumanovë kanë realizuar një takim pune me SPB-në e Kumanovës dhe Tetovës, si dhe Qendrën rajonale për aktivitete kufitare-veri, që të njoftohen me rezultatet e aktiviteteve të zyrtarëve policorë, sipas qëllimeve prioritare strategjike, me qëllim të rritjes së sigurisë së komunitetit.
"Gëzon fakti se në rajonin e SPB-së të Kumanovës, 10 muajt e fundit kemi ulje të numrit të veprave penale për 22 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kurse paralelisht me këtë ulje prej 12% kemi edhe në sferën e rendit publik dhe qetësisë. Tek kriminaliteti klasik kemi ulje të veprave penale për 17%, kurse për 58% kemi ulje të kriminalitetit ekonomik. Në sferën e kriminalitetit të organizuar kemi 40% më shumë të vepra të pastruara kriminale." - tha mes tjerash ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Spasovski tha se rezultate të kënaqshme janë realizuar edhe në SPB të Tetovës.
"Edhe në rajonin e SPB-së të Tetovës janë arritur rezultate solide në efikasitetin e përgjithshëm në zbulimin dhe pastrimin e veprave penale për 76% dhe zvogëlimin e kriminalitetit, në përputhje me trendin e zvogëlimit në kontinuitet në nivel të shtetit. Ulje prej 6% kemi në paraqitjet për prishjen e rendit publik dhe qetësisë, kurse efikasitet prej 28% është regjistruar ne veprat penale nga kryes të panjohur.", - u shpreh ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Ministri Spasovski tha se në të dy SPB-të, atë të Kumanovës dhe Tetovës, janë regjistruar rezultate të kënaqshme në luftën kundër trafikantëve të lëndëve narkotike. (Fatlum Aqifi, TVM2)
