Maqedoni
Zgjedhjet dhe ndikimi në ekonomi, Bytyqi: T’i shfrytëzojmë muajt në dispozicion
11.12.2023 15:48
Viti zgjedhor dhe zgjedhjet zakonisht kanë efektin e tyre edhe në ekonomi...

Zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi, konsideron se periudha deri në zgjedhje duhet të shfrytëzohet me zgjuarsi.
Pavarësisht zgjedhjeve, ekzekutivi parasheh inflacion në masën deri në 2,5%, që dallon nga projeksioni i Bankës Popullore, e cila parasheh inflacion 3,5% dhe rritje ekonomike 3%.
“Ajo që është e rëndësishme, pavarësisht që në vitin e ardhshëm kemi dy palë zgjedhje si parlamentare dhe presidenciale konsideroj se me zgjuarsi duhet t’i shfrytëzojmë muajt të cilat i kemi në dispozicion dhe të mos ndikojmë negativisht në ekonomi dhe me këtë ta kthejmë jetën reale të qytetarëve me shkallë reale të rritjes. Vlerësoj se në vitin e ardhshëm do të kthehemi në vitet normale të shkallës së inflacionit. Të dhënat e fundit tregojnë që trendi i uljes së inflacionit po na dërgon aty ku kemi qenë. Ne presim që vitin e ardhshëm inflacioni të jetë nga 2 deri 2,5% po në të njëjtin nivel edhe rritja ekonomike e Bruto Prodhimit Vendor.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
