Maqedoni
Enti Hidrometeorologjik në Shkup, stacion të ri automatik meteorologjik
23.03.2015 15:41
Me lëshimin në përdorim të stacionit automatik meteorologjik, Enti për Punë Hidrometeorologjike e ka shënuar sot “Ditën botërore të meteorologjisë”...

Stacioni i ri do të mundësojë matjet të jenë me saktësi prej 99%, thekson drejtori i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, Oliver Romeski.
“Me stacionin e ri automatik meteorologjik do të ketë 99% saktësi gjatë matjeve, ndërsa është financuar me mjete nga Qyteti i Shkupit. Ky do të jetë stacioni i 13-të i këtillë në Maqedoni”- deklaroi drejtori i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, Oliver Romeski.
Ky stacion plotëson standardet e Organizatës Botërore Meteorologjike, theksoi drejtuesja e Sektorit të Meteorologjisë, Nina Aleksovska.
“Pajisja është me numër më të madh senzorësh, siç është senzori për matjen e temperaturës dhe lagështisë së ajrit, shtypjes atmosferike, kahjes dhe shpejtësisë së erës, rrezeve të diellit dhe matjes së sasisë së reshjeve”- tha drejtuesja e Sektorit të Meteorologjisë, Nina Aleksovska.
Motoja e Entit Hidrometeorologjik është “Gjithmonë para motit”, tha drejtori Romenski, i cili paralajmëroi ueb faqen e re të këtij enti, ku qytetarët do të kenë qasje tek të gjitha të dhënat e siguruara nga matjet e këtij enti.
GYLTENE SINANI
