Maqedoni

Kuvend, Komisioni vazhdon debatin për propozim-buxhetin

11.12.2023 17:17

Komisioni kuvendor vazhdoi debatin për buxhetin e vitit 2024....

Komisioni kuvendor vazhdoi debatin për buxhetin e vitit 2024. U parashtruan amendamente që kryesisht temë patën ambientin jetësor dhe  ndotjen e ajrit. Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë aparatura që do të matnin ndotjen e ajrit të shkaktuar nga metalet e rënda dhe komunikacioni. U potencua edhe standardizimi i deponive. Deputetët opozitarë akuzojnë për mungesë të derdhjes së financave në komunat e vogla në fushën ambientale. Kërkojnë dislokimin e industrive të mëdha.
 
“Te ne zyrtarisht maten vetëm grimcat PM 2,5 dhe 10 dhe shohim rezultate shkatërruese dhe kjo vjen nga grimcat e vogla që ndotin ajrin. Matje oficiale për metalet e rënda me pajisje adekuate nuk kemi. Patjetër të instalohet kjo pajisje për më tepër arsye. E para në Shkup dhe në më shumë qytete kemi ndotje të ajrit nga industritë e rënda.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zdravko Trajanov. 
 
“Për momentin 29 instrumente nuk punojnë, prej të cilave 10, prej që nga viti 2022, ndërsa katër para vitit 2022. Duhen instrumente  rezervë për t’i ndërruar. Bëhet fjalë për amendament që s’ka prapavijë politike. Nuk duhet t’ia lejojmë vetes luksin të presim mjete nga IPA fondet.”, - theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Velika Stojkovska Serafimovska. 
 
“Amendamenti nuk pranohet. Në kuadër të projektit për ajër të programit IPA 2, i cili është në fazën e parë të evoluimit, janë paraparë matje të materialeve të rënda, policiklike, aromatike dhe hidrokarburet, në periudhën prej 1 viti në më së paku tri lokacione.  Ky projekt pritet të  fillojë në kuartalin e dytë të vitit 2024.”, - u shpreh zëvendësministri i Financave, Filip Nikollovski. 
 
Deputetët e opozitës maqedonase pretendojnë që ky buxhet do të jetë i fundit në duart e LSDM-së, ndërkaq për qytetarët zotohen se do të përgatisin platformë afatgjate në fushën e ambientit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU