Maqedoni

Pakoja sociale që kap pensionistët, pensionistët kërkojnë ndryshime ligjore

11.12.2023 18:08

Sindikata e Pensionistëve, në bashkëpunim me subjektin politik “Maqedonia Unike”...

Sindikata e Pensionistëve, në bashkëpunim me subjektin politik “Maqedonia Unike”, më datë 15 nëntor kishin hartuar dhe kanë dorëzuar iniciativë dhe kanë kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, që të futen në seancë plenare propozim-ligjet për plotësim dhe ndryshim të ligjit për sigurim pensional dhe invalidor dhe ligjit për sigurimet shëndetësore dhe nga ai kanë pranuar informacion kthyes se propozim-ligjet u janë ndarë deputetëve.
 
“Propozim-ligjet të cilat i kemi dorëzuar deri tek Kuvendi, të njëjtat në bazë të pohimeve të cilat i morëm nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, të njëjtat janë dërguar deri tek të gjithë 120 deputetët. Dhe nëse vazhdimisht deputetët thonë se i përkrahin pensionistët, tani është koha që në vepër të tregojnë. Pra, bëhet fjalë për ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, ligji për sigurimet shëndetësore dhe në këto ligje parashihet rritje lineare e pensioneve minimale, ndërsa tek ligji për sigurim shëndetësor propozojmë që gratë më të moshuara se 69 vjet dhe burrat më të moshuar se 64 vjet të jenë të liruar nga participimi, si dhe shërimi spitalor i këtyre pensionistësh.”, - deklaroi Dragan Ugrinovski nga Sindikata e Pensionistëve.
 
Edhe kryetari i partisë “Maqedonia Unike”, Janko Baçev, pohoi se tani barra i bie secilit deputet, që këto propozim-ligje t’i propozojnë si pikë e rendit të ditës në Kuvend. 
 
“Tani janë në radhë deputetët dhe në bazë të dispozitave ligjore, të njëjtit mund të jenë propozues dhe mund ta propozojnë si pikë e rendit të ditës. Kjo iniciativë përmban në vete edhe komplet tekstin e hartuar, që në masë të madhe e lehtëson punën e Kuvendit.”, - theksoi kryetari i Partisë “E vetmja për Maqedoninë”, Janko Baçev. 
 
Pensionistët u bëjnë thirrje deputetëve që të miratojnë propozim-ligjet para fillimit të fushatës zgjedhore. 
 
FITIM KRYEZIU