Botë

Parlamenti gjerman sulmohet me koktej molotov

23.03.2015 16:50

Policia e Berlinit ka deklaruar se mbrëmë është gjuajtur një koktej molotovi në ndërtesën e Parlamentit gjerman...

Policia, në bazë të mesazheve lënë në afërsi të ndërtesës, dyshon se sulmi është kryer nga ekstremistët e krahut të djathtë.
 
Koktej molotovi u hodh në fasadën e “Paul-Lebe–Hausa”, që është e vendosur në afërsi të zyrave gjermane, por që nuk është kapluar nga zjarri dhe nuk ka pasur dëme. 
 
Një sulm i ngjashëm ka ndodhur edhe në shtator në ndërtesën kryesore në Reichstag dhe edhe atëherë policia kishte dyshuar në ekstremët e krahut të djathtë.
 
FLUTURA LATIFI