Prokuroria në Balikesir, 40 ditë paraburgim ekstradues për Lupço Palevskin

12.12.2023 10:27

Nga Ministria e Drejtësisë....

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se autoritetet turke i kanë caktuar masën e paraburgimit ekstradues Lupço Palevskit-Pallço, i cili dyshohet për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski.

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara i dërgoi një letër Ministrisë së Drejtësisë në të cilën njofton se po dorëzon një notë të pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, në përgjigje të notës së dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara të datës 06.12.2023, me të cilën informon se në bazë të shkresës së pranuar nga Zyra e Kryeprokurorit Publik Balikesir, Lupço Palevskit i është caktuar paraburgimi ekstradues në kohëzgjatje prej 40 ditësh, thonë nga Ministria e Drejtësisë.