Pezullohet kampionati turk i futbollit
12.12.2023 11:52
Federata turke e futbollit...

Federata turke e futbollit, pas sulmit fizik ndaj referit të ndeshjes Ankaragucu – Rizespor, ka vendosur të pezullojë kampionatin e tyre kombëtar për një kohë ta pa caktuar. Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të, përfundoi me barazimin 1:1, ndërsa në vet përfundimin e ndeshjes u panë skena dhune në fushën e lojës.
Presidenti i klubit, Ankaraguçu, Faruk Koca e ka grushtuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes Halila Umuta Meler. Pas kësaj referi 37- vjeçar, mori edhe disa goditje të tjera.
