Kampionatet greke do të vazhdojnë me dyer të mbyllura

12.12.2023 12:22

Kampionatet e fqiut jugor (Greqisë)...

Kampionatet  e fqiut jugor (Greqisë), do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët për dy muaj.

Një vendim i tillë ka ardhur si masë për ndalimin e dhunës në stadiume. Qeveria e Greqisë erdhi me këtë ide pasi që një polic u lëndua rëndë gjatë një ndeshjeje volejbolli midis Olympiakosit dhe Panathinaikosit.

“Me vite, kriminelët nën maskën e tifozëve kanë kryer krime serioze duke shkaktuar lëndime kritike e duke vrarë”, ka thënë zëdhënësi qeveritar, Pavlos Marinakis.

“As sportistët, e as fansat nuk duhet të vuajnë nga sjellja vrastare e bandave kriminale”.