Botë

Paris, partia e ish-presidentit Sarkozy pret fitore

23.03.2015 16:54

Partia konservatore e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, pritet të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve të djeshme rajonale...

Sipas të gjitha parashikimeve të agjencisë së specializuar për zgjedhjet, CSA, “UMP-ja (Bashkimi për një Lëvizje Popullore) pritet të marrë 29¬32 për qind të votave”.
 
Në ndërkohë, e djathta ekstreme “Fronti Nacional e Marine Le Penit”, pritet të marrë deri në 25 të votave.
 
Partia Socialiste në pushtet e presidentit, François Hollande, është në pritje të 20 për qind të votave të francezëve.
 
FLUTURA LATIFI